
Teksa analizoi arrestimin e Ilir Beqajt, publicisti Fatos Lubonja tha se është e njëjta skemë e grabitjes së parave, në rastin konkret jo të shqiptarëve, por të europianëve.
Lubonja tha se i bën përshtypje siguria që kanë për realizimin e grabitjes, kush ua jep këtë siguri, Edi Rama, apo mendojnë se kështu bëjnë të gjithë dhe s’na gjen gjë neve.
“Beqaj ishte i mbrojtur nga Edi Rama në rastin e sterilizimit, madje SPAK nuk e kishte përfshirë, ndërsa gjyqtari i GJKKO-së kërkoi të hetohej.
Ka dy grupime në SPAK që njëri e mbron dhe tjetri e sulmon, apo janë ndërkombëtarët si aktorë, që nuk të falin kur vjedh paratë e taksapaguesve të tyre”, tha Lubonja.
Ai tha se është një arrestim i rëndësishëm, por sërisht dalin pyetje. “Jemi ende në episodet e serialit”, tha ai.
Lini një Përgjigje