
Zjarri në zonën poshtë Qafës së Llogorasë, vijon i ndihmuar dhe nga era që fryn nga jug lindja.
Prej katër orësh zjarrfikësit, banorë por edhe ADZM janë duke luftuar me zjarrin. Pasi bënë të mundur shuarjen në pjesën mbi fshatin Dhërmi, një tjetër vatër zjarri po rrezikon lokalet në zonën e Llogorasë.
Edhe pse po punohet për izolimin dhe shuarjen, tereni tepër i vështirë dhe era e fortë rindez sërish zjarrin, i cili po i afrohet qafës së Llogorasë por dhe pyllit me pisha.
Banorët, por dhe zjarrfikësit kërkojnë shtimin e forcave për ta mbajtur nën kontroll, pasi rrezikon seriozisht Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Lini një Përgjigje