TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 19:28

Arrestimi i Ilir Beqajt, Softa: Kambanë për forcën politike që e ka investuar!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Ilir Beqajt, Softa: Kambanë për forcën politike
Fatjon Softa

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa ka folur lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Softa thekson faktin se Beqaj ka përfituar nga njohjet edhe për të pasur përqindje në lokalin tek Kalaja e Tiranës, teksa abuzon me fondet e BE-së.

Ai tha se arrestimi i tij është kambanë për forcën politike që e ka investuar dhe rikujtoi se është mik i kryeministrit Rama. Ndër të tjera tha se duhet të kontrollojnë edhe vetë europianët qe kanë financuar këto fonde.

"Ky arrestim tregon se drejtësia funksionon. Me metoda proaktive është punuar ndaj kësaj dosje e cila rezultoi me këtë arrestim ku ka abuzim me fondet e BE. Ka pasur fatura fiktive dhe 3 akuza korrupsion fshehja e pasurisë dhe mashtrimi. Hetimet mund të shtrihen që nga momenti që ka pasur të gjitha funksionet. Që kur ka qenë drejtues i sigurimeve shoqërore. Dhe tek pjesa e ministrit të shëndetësisë dhe tek fondet e BE-së. Është sulmuar disa herë për korrupsion dhe është ndërprerë mandati dhe ka marrë funksione. Është mik i kryeministrit shqiptar.

Arrestimi është kambanë për forcë politike që e ka investuar. I takon dhe vetë europianëve që kanë financuar këto fonde të kontrollojnë dhe ata për fonde. Ka disa rasate të abuzimit të fondeve të BE-së. Duhet goditja e korrupsionit dhe njerëzve. Flitet për një dakë 41 milion lekë, çfarë shumash bëhet fjalë. Dhe ky lokal është brenda kalasë. Kush i ka dhënë këto lokale, i ka dhënë bashkia e Tiranës. Nuk ka kala të ketë lokale brenda. Nëse themi do i dali pronari kalasë së Gjirokastrës.

Ose janë prona të shtetit në shërbim të historisë. A ka përfitime për shkak të krahut politik apo marrëdhënieve me bashkinë e Tiranës. Është lajm i mirë. Për tu përgëzuar. Dhe zvarriten për shkak të volumit të dosjeve”, tha Softa për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje