TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 18:14

Beqaj në pranga, Neza: Prisja që të arrestohej për koncensionet miliona euroshe në shëndetësi, jo për restorante

Shkruar nga Pamfleti

Beqaj në pranga, Neza: Prisja që të arrestohej për

Gazetari Sami Neza ka folur pas arrestimit të ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Ai tha se ka pritur që Beqajt t’i viheshin prangat për koncensionet në shëndetësi.

Neza u shpreh se Beqaj arrestohet për disa abuzime qindra mijëra euroshe, por jo për miliona eurot abuzime të koncensioneve në shëndetësi.

“Në momentin e parë që doli lajmi, mendova se ishte arrestuar për koncensionet në shëndetësi. Pikërisht për atë që thatë ju, peshën e madhe të abuzimeve që zënë koncensionet në shëndetësi, në raport me abuzimet e tjera që është i përfshirë apo akuzohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ka një diferencë të madhe në dëm, në të dyja akuzat. Tek koncensionet është qindra milionë euro, kurse këtej në mijëra euro.

Në momentin e parë duhet të shmangim atë gjykimin popullorin e fajit, më i madhi apo më i vogli. Por ka një ligj që të dënon njësoj si për 1 cent dhe për miliona euro.

Pritshmëria e qytetarëve është shumë e madhe dhe kjo pritshmëri nuk është e ndërtuar vetëm mbi aludimin e njerëzve, por edhe mbi faktet dhe argumentet, por edhe nga vetë dosjet e SPAK dhe vendimet e Gjykatës së Posaçme.

Është mbushur kupa dhe ne nuk jemi në gjendje më të gjykojmë ftohtë, apo në atë ftohtësinë e neneve të ligjit në lidhje me këto abuzime.

SPAK ka një problem dhe unë problemin e SPAK kemi mundësi ta lexojmë tek një deklaratë që bëri Erion Braçe. Ai është një politikan i vjetër, ish-gazetar dhe ish-zv/kryeministër për shumë vite.

Ai i bëri thirrje SPAK që të ruajë ekuilibrin sepse ai ka lëvizur. Kjo është një kërkesë anormale, që i drejtohet SPAK me këtë kërkesë. Deklarata e Braçes shpreh definicionin që ka PS dhe qeveria për SPAK, si një instrument që duhet të ndëshkojë në të dy anët në mënyrë të barabartë.

Braçja këtë e thotë publikisht, por ka të tjerë që plot i bëjnë presion SPAK, në mënyrë të fshehtë", tha Neza për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje