TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 16:38

47. 000 euro, blloqe shënimesh dhe celularë, zbulohet çfarë u gjet në banesat e Ilir Beqajt dhe të arrestuarve të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

47. 000 euro, blloqe shënimesh dhe celularë, zbulohet

Mëngjesin e sotëm u arrestua ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me fondet e SASPAC.

Policia dhe BKH kanë kryer kontrolle në agjencinë e BE të fondeve, SASPAC. Kontrolle ka pasur gjithashtu në banesat e të arrestuarve dhe zyrat e tyre.

Sipas SPAK, janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47.000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për hetimin etj.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me grumbullimin dhe sigurimin e provave për persona të tjerë të përfshirë në këto veprime, si dhe për fakte të tjera penale të lidhura me kontrollet e ushtruara në datën 28 dhjetor të vitit 2023.

Lini një Përgjigje