
Gazetari Basir Çollaku ka folur për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Ai tha se brenda dosjes së abuzimit me fondet e Bashkimit Evropian janë të gjitha shkeljet e bëra, ndërsa shton se 4 ministra janë në arrati.
Çollaku tha se gjysma e qeverisë ndodhet në burg ndërsa gjysma tjetër pret të arrestohet nga dosjet e SPAK-ut. Ai ironizon duke thënë se Rama duhet të shkojë te 313 për të bërë mbledhjet e qeverisë.
“Kemi të bëjmë me një hetim të filluar në vitin 2023: kemi pastrim parash, abuzim me fondet, pra këtu kemi gjithçka.
Por ne konstatojmë tashmë se kjo qeveri ka katër ministra në qeli dhe zëvendëskryeministrin në arrati, pra gjysma e saj ndodhet në burg, gjysma tjetër pret të arrestohet nga dosjet e SPAK-ut.
Pra Edi Rama duhet të shkojë ose te burgu 313 ose tek 302, në varësi se kush i ka sallat më të mëdha për të bërë mbledhjet e qeverisë së tij”, u shpreh Çollaku për “Ora News”.
Lini një Përgjigje