TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 15:40

Abuzuan me fondet e Frontex, Prokuroria e Korçës jep detaje: 17 policët dhe dy financierët përfituan mbi 500 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Abuzuan me fondet e Frontex, Prokuroria e Korçës jep detaje: 17

Prokuroria e Korçës ka dhënë detaje nga pezullimi i 17 punonjësve të policisë dhe 2 financierë, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve dhe shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex. 

Ata u pezulluan nga detyra pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’”.

Ndërkohë që dy të tjerë, përfaqësues të subjekteve tregtare janë nën hetim për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Korçës, nga hetimet 2-vjeçare rezultoi se punonjësit e policisë të cilët shoqëronin në kuadër të sigurimit të kufijve të gjelbër punonjësit e policisë të vendeve të tjera (FRONTEX), kanë kryer falsifikim të faturave tatimore për fjetje në hotel dhe ushqim.

Hetimi është shtrirë për periudhën 2020-2024 dhe të proceduar rezultojnë veç punonjësve të policisë edhe drejtues të niveleve të larta. Mësohet se hetimi është shtrirë në të gjitha pikat doganore të qarkut juglindor në të cilët vepronte shërbimi i Frontex.

Gjithashtu, po hetohen në gjendje të lirë edhe 15 punonjës të tjerë. Burime pranë prokurorisë thonë se abuzimi financiar deri në këtë fazë të hetimit arrin në vlerën e mbi 500 mijë euro, duke falsifikuar edhe dokumentet financiare.

Punonjës të caktuar me shërbim në kuadër të operacionit FRONTEX, janë rimbursuar padrejtësisht në shumën 574,320 euro, prej të cilave 452,480 euro për punonjës të strukturave të tjera të caktuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe 121,280 euro për punonjës të DVKM Korçë.

Me kërkesë të Prokurorisë Korçë, Gjykata vendosi masat e sigurisë:

Behar Tafa, asistent në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”; 

Arben Joco, asistent në Departamentin e Policisë Kriminale, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Andon Marko, asitent në zyrën ndihmëse në DVP Elbasan, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Shpëtim Ahmetaj, shef Sektori në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Departamentin per Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Eranda Murataj, specialist Finance në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Edi Spaho, trupë shërbimi, operator për sistemin, kamerat, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Sandril Hyska, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Andri Ibro, specialist për krimet, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Endri Duro, ndihmës specialist, kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

M.M. Trupë shërbimi, operator për sistemin, kamerat caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

D.B. Ndihmës specialist, kontrollor: Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

D.M. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

E.A. Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

G.H. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

L.XH. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

M.A. Specialist për krimet, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

F.M. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë- Thanë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

D.A. Përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë- Thanë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

A.I. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në DVKM Durrës, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

A.Th. Përfaqësues i subjektit tregtar me Hotel Valendina, caktimin e masës së sigurisë “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i K.Penal; dhe

G.Ç Përfaqësues i subjektit tregetar Genci Petrol, Bilisht, caktimin e masës së sigurisë “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 I K.Penal.

Lini një Përgjigje