
Juristja Brizida Gjikodi ka folur pas arrestimit të ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Ajo tha se në kohën që Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e drejtorit të agjencisë shtetërore të programeve strategjike njohur ndryshe si SASPAK ka ngritur një skemë të mirëfilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tenderë fiktivë.
Ajo u shpreh e keqardhur që nuk pati një reflektim dhe një reagim nga ish-ministri Beqaj përgjatë gjithë kësaj kohë, teksa theksoi se tashmë duhet kuptuar se drejtësia e vjetër ka marrë fundit dhe se ligji është i barabartë për të gjithë.
Sipas Gjikondit, Beqaj ka synuar të ikë jashtë dhe kjo ka qenë edhe arsyeja përse proceduarat janë përshpejtuar për ta ndaluar.
“Për të ardhur keq që nuk arriti të reflektonte dhe të kuptonte që kjo drejtësi nuk është më ajo drejtësia e mëparshme. Të vjedhësh fondet e BE thuajse ke arritur të prekësh fundit. Mendohet se Beqaj ka synuar të ikë jashtë dhe kjo ka qenë edhe arsyeja përse proceduarat janë përshpejtuar për ta ndaluar. Kjo që ka ndodhur me Beqaj duhet ta bëjë të reflektojë të majtën shqiptare. Këto që po ndodhin me të majtën duhet ta çojnë atë drejt reflektimit”, tha juristja për "Abc News".
Gjithashtu, Gjikondi u shpreh se përsa kohë kushdo që është i vetëdijshëm që po bën shkelje, synon të fshehë edhe të ardhurat. Ajo tha se vettingu ndaj politikanëve do të shmangte edhe fshehjen e pasurive.
Lini një Përgjigje