
Gazetarja Keti Banushi ka treguar detaje nga arrestimi i ish-ministrit të shendetësisë Ilir Beqaj, i cili është nën akuzë për 3 vepra penale pas abuzimit me fondet e BE-së, si kryetar i SASPAC.
Banushi thekson se janë kryer kontrolle në banesën e Beqajt dhe bashkëpunëtorëve nga agjentët e BKH-së disa muaj më parë. Ajo shton se i janë sekuestruar telefona që bindën prokurorët se ka një skemë abuzimi.
“Kjo është një hetim që ka nisur kryesisht. Zoti Beqaj nën hetim për sterilizimin. Nuk ishte marrë i pandehur. SPAK kishte marrë persona të tjerë në hetim. Nisur kryesisht, nuk ka pasur kallëzim mirëfilli. Ndërsa vinte jepte sqarime në SPAK për sterilizimin ishte jo prokurori që e kishte vënë në hetim për detyrën aktuale që kishte. Në muajin dhjetor pas disa hetimeve është vënë kontroll tek banesa e Beqajt. Bëhej fjalë për detyrën që kishte si drejtues i SASPAC. Kemi një kontroll banese, që është bërë Beqajt dhe bashkëpunëtorëve në dhjetor 2023. Janë sekuestruar telefona që bindën prokurorëve që ka skemë abuzimi. Bëhet fjalë për tenderë fiktivë ku çdo gjë ishte paracaktuar”, tha Banushi për “Report Tv”.
Ajo shton akuzat për abuzimet me fatura fiktive si dhe për darkën tek lokal Gzona në Kalanë e Tiranës. Banushi thotë se Ermal Kurtulaj ishte personi që ruante interesat e Beqajt tek Gzona dhe SASPAC. Akuzat që rëndojnë mbi Beqajn janë: korrupsion, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shkelje dhe pabarazi për tenderë.
“Abuzime me fatura fiktive. Për një aktivitet është tenderuar nga ministria turizmi dhe SASPAC, për vlerën 500 milion lekë dhe nga ku aktivitet është bërë një darkë, tek Gzona që ka kushtuar 40 milion lekë. Akuzë tjetër është fshehja e pasurisë. Lokali Gzona nuk ishte deklaruar që nga 2020 duke deklaruar nuk kam më aksione. Interesante është pjesa e makinës, që e shoqëronte në SPAK mori gjobë, megjithëse ishte e Beqajt, ishte në emrin e Ermal Kurtulajt. Një person që ruante interesat e Beqajt tek Gzona dhe SASPAC. Kemi 3 akuza, korrupsion, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shkelje dhe pabarazi për tendera. Gjatë ditës së sotme janë bërë kontrolle banesash. Pasi prokuroria thotë që dyshohet se është më i gjerë rrjeti i personave të përfshirë. Kontrolle mbi 14 objekte banesa. Sekuestruar 47 mijë euro, 700 mijë lekë”, u shpreh gazetarja.
Gazetarja shton se ndaj Beqaj, ka pasur përgjim jo vetëm prej telefonit por edhe ambiental, teksa ish ministri përdorte telefonin e shoferit për të komunikuar me bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulajn.
“Në disa raste përdorte telefonin e shoferit për bisedë me Ermal Kurtulaj. Ka patur jo vetëm përgjim telefonik por edhe ambiental. Gjatë kohës së hetimit ka vijuar të ishte në SASPAC, ndoshta nuk ka dyshuar që mund të ketë hetim tjetër, ndërkohë që ishte në hetim për sterilizim. Ky është një hetim krejt tjetër. Ka pasur një indicie. Pavarësisht se akuzohet për këto vepra penale, ka abuzime, ky ka qenë qëllimi që SPAK ka nisur. Ka qenë detajst. Dhe makinën që kishte, nuk ishte në emër të tij. Ka fshehur makinën në emër të Ermal Kurtulaj me të cilën vinte në SPAK. Është zbuluar nga gjoba e policisë rrugore”, përfundoi gazetarja.
Lini një Përgjigje