
Gazetarja Ola Xama ka komentuar arrestimin e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Ajo tha se restoranti që dyshohet se është nën pronësinë e Beqajt lëshonte fatura fiktive dhe të dy tenderët pa garë i fitoi aksioneri i kompanisë “5D” të drejtorëve të bashkisë së Tiranës.
Xama shprehet se merreshin paratë nga dy gara, njëra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prej 125 mijë eurosh dhe tjetra nga Ministria e Kulturës prej 380 mijë eurosh dhe nga SASPAK.
Ajo shton se sipas hetimeve, SPAK dyshon se të dyja janë proceduar pa bërë garë dhe paratë kanë përfunduar te Beqaj, ku sipas saj është gjetur vetëm një faturë 41 mijë eurosh te restoranti Gzona.
“SASPAK, Agjencia e Koordinimit të Ndihmës Huaj ka pasur fonde dhe donacione që jepeshin për Shqipërinë. Ajo zhvillonte festa që bëjnë të huajt në vendin tonë. Është konstatuar që gjatë kohës që Beqja ka qenë nën hetim për koncesionin e sterilizimit, personi i besuar i drejtorit Beqja, ka dalë në përgjime duke folur me restorante për të lëshuar fatura fiktive. Agjencia jepte fonde sikur është ngrënë drekë, por ajo nuk hahej dhe merreshin paratë. Merreshin paratë nga dy gara, njëra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prej 125 mijë eurosh dhe tjetra nga Ministria e Kulturës prej 380 mijë eurosh dhe nga SASPAK.
SPAK, sipas hetimeve, dyshon se të dyja janë proceduar pa bërë garë dhe paratë kanë përfunduar te Beqaj dhe është gjetur vetëm një faturë 41 mijë eurosh te restoranti Gzona. Por kompania që ka fituar të dyja këto procedura është e njëjta kompani, ajo që zotëron 27 për qind të aksioneve të “Mediterrian Investment Group” të kompanisë “5D Construksion” dhe sipas njoftimit të SPAK është duke hetuar për pastrim parash nga ana e kompanisë “Landwest International”, tha Xama për “TPZ”.
Lini një Përgjigje