TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 21:41

"SPAK në luftë të përditshme", Shabani: Arrestimi i Ilir Beqajt, arritje e madhe

Shkruar nga Pamfleti
"SPAK në luftë të përditshme", Shabani: Arrestimi
Endrit Shabani

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, është shprehur se SPAK është në një luftë të përditshme duke theksuar se vërehet se këta prokurorë i dublikojnë rastet. Shabani solli në vëmendje rastin e Saimirit Tahirit apo edhe Ilir Beqajt dhe ky dublikim ndodh sepse përballë SPAK ka njerëz shumë të fuqishëm që bëjnë çdo përpjekje që të mos ndëshkohen.

“Ilir Beqaj nuk është i vetmi që ka vjedhur fondet e BE-së, por ky duhet të ndëshkohet për vjedhjen që u ka bërë shqiptarëve. Për të gjitha duhet dënuar. Ilir Beqaj është një mik i Edi Ramës, jam i bindur që kanë vjedhur bashkë. Edi Rama është sponsori kryesor i tij dhe në momentin që ai arrestohet, madje ditën e ditëlindjes së Kryeministrit, dhe mendoj se ky është një rast që provon që SPAK ka kapacitetet që të hetojë korrupsionin e Qeverisë”, tha Shabani për “News24”.

Ai tha ndodh për herë të parë në 30 vjet që një personazh i sponsorizuar nga Kryeministri të arrestohet.

“Kjo është një arritje e madhe, nuk ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë, që drejtësia të arrestonte një person që ishte mik apo i sponsorizuar në maksimum nga Kryeministri”, tha ai.

Lini një Përgjigje