Avokati Indrit Sefa ka komentuar arrestimin e Ilir Beqajt. Ai tha se ky vendim erdhi vetëm për shkak të arrogancës së treguar nga ish-ministri i Shëndetësisë.
Sefa u shpreh se SPAK ka nisur hetime kryesisht për një shkak të thjeshtë: Beqaj shkonte në SPAK me makinën e Ermal Kurtulaj.
“Kjo shërbeu si indicie, u nis hetimi kryesisht se sot jemi në këtë situatë”, tha Sefa. Ai shtoi se SPAK ka kryer një hetim bazuar në një indicie, por që më pas na rezultoi me akuzat e ngritura.
“Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur pas nisjes së hetimeve, mund të jenë vendosur në përgjim. Në dhjetor të 2023 u janë kontrolluar banesat, ne nuk e dimë se çfarë janë gjetur përtej atyre që dihen, shumave të parave etj”, tha Sefa për “News24”.
Ai u shpreh se e njëjta prokurore që ka firmosur urdhërin e arrestit të Beqajt është ajo që po heton dosjen e “check up” dhe mbi këtë dosje është bërë një punë voluminoze, e cila është duke u përmbyllur.
Lini një Përgjigje