TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 21:50

Arrestimi i Beqajt, Balla: Të korruptuarit nuk kanë vend në politikë, PD të mos mbajë qëndrime me dy standarde

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Beqajt, Balla: Të korruptuarit nuk kanë vend në

Ministri i Brendshëm Taulant Balla duket se ka mbajtur qëndrimin e tij pas aksionit të SPAK, ku u arrestua Ilir Beqaj.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Balla deklaroi se personat që janë përfshirë në korrupsion të lartë nuk duhet të jenë pjesë e këtij Kuvendi dhe pjesë e politikës. Po ashtu ai nuk kurseu as Berishën.

Personat që janë përfshirë në korrupsion të lartë nuk duhet të jenë pjesë e këtij Kuvendi dhe pjesë e politikës në tërësi.

Është e papranueshme që të kemi persona “non grata” nga SHBA, që janë pjesë e politikës. Ka ardhur koha të gjeni pak kurajë, nëse ju ka mbetur, për ta ndarë veten tuaj nga non gratat.

Është qesharake, gjatë gjithë ditës ndoqa fjalët e deputetëve, se nuk mund të thuash se Sali Berisha qenka i dënuar politik, se SPAK në rastin e tij ka bërë gabim, është përdorur nga shumica dhe pastaj në pjesën tjetër të fjalës, të thuash se SPAK ka bërë mirë me ish-ministrin apo përfaqësues të krahut tjetër të sallës.

Ky SPAK, kur ne flisnim në 2016 shumë prej jush qeshnin. Por ne e dinim prej ditës së parë se një strukturë e posaçme, e cila të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar duhet ngritur dhe u ngrit”, tha ai.

Sipas Ballës, drejtësia është e njëjta si për Sali Berishën, si për këdo tjetër në këtë vend. “Nëse ju do vijoni të thoni se për Saliun është “skrap” dhe për kundërshtarin politik përballë është SPAK, shanset që t’ju besojë njeri në këtë sallë janë zero”, deklaroi Balla.

Më tej, ministri pati një apel për gjyqësorin, referuar debatit publik që ka prodhuar procedimi i mjekëve të Onkologjiku, duke theksuar mbështetjen për bluzat e bardha që sillen me dinjitet dhe integritet, duke bërë ndershmërisht detyrën.

Lini një Përgjigje