
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar raportin vjetor të SPAK për vitin 2024. Mërtiri tha se nuk ka një mpirje të punës së Prokurorisë së Posaçme, ndërsa shtoi se nuk është e lehtë për ta t’u shkelësh në kallo njerëzve të krimit.
Sipas tij, krimi është perfeksionuar dhe se ka rrjete ndërkombëtare të krimit deri në Kolumbi.
“Nuk ka pasur mpirje të SPAK. Kur vjen presioni nga të dyja palët, gjithçka është në presion të SPAK. Dumani i ka marrë në mbrojtje fëmijët, nuk është e lehtë t’u shkelësh në kallo njerëzve të krimit.
Sot grupet kriminale, dikur vitet 2005 ajo vala e arrestimeve të Berishës ata ishin më shumë sjellje rrugaçërore sesa mafioze. Sot kemi rrjet ndërkombëtar të krimit të organizuar deri në Kolumbi, bëjnë atentate spektakolare. Krimi është perfeksionuar. Ata kanë çuar në gjykatë Berishën, ia kanë kopsitur dosjen”, tha Mërtiri për “Abc News”.
Lini një Përgjigje