
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi autizmin, ka bërë apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj personave me autizëm për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.
Kreu i Shtetit u shpreh se nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata.
Presidenti Begaj theksoi, gjithashtu, se shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e fëmijëve me autizëm për të hequr pengesat që hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor.
Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë iu bashkua këtë 2 prill institucioneve në mbarë botën që ndriçohen me blu, ngjyrën simbol të kësaj dite ndërgjegjësuese.

Lini një Përgjigje