
Skandali i RTSH-së që nuk paguan punonjësit prej muajsh, ka kohë që ka ‘bërë namin’ në media. Personazhe të ndryshëm janë ankuar por kërkesat e tyre kanë rënë ‘në vesh të shurdhët’. Sipas drejtuesve të institucionit, Radio Televizioni Pubik Shqiptar nuk ka para për të paguar produksionet e jashtme dhe u kërkon punonjësve të japin dorëheqje, sepse po t’i pushojnë do të detyrohen të paguajnë edhe më shumë falë proceseve gjyqësore. (Gropa është goxha e thellë edhe me gjyqet e mëparshme)
Sigurisht që ky mund të jetë një problem i mbartur nga pararendësit e drejtoreshës aktuale, ku ‘vendin e parë’ e mban Alfred Peza, falë pushimeve të padrejta nga puna.
Ama, shohim se fondet gjenden për mikeshën e vjetër të Baton Haxhiut.
Alba Alishani, gazetarja e cila u ankua se e pushuan padrejtësisht nga puna, duket se e ka gjetur një vend në RTSH, falë miqësisë së saj me Batonin. Ky i fundit ka qenë personi që e katapultoi vajzën nga Kosova në media, duke u investuar shumë që ajo të kthehet në një figurë e lajmeve shqiptare.
Në profilin e Instagramit, RTSH ka hedhur një postim ku shihet bukuroshja nga Prizreni, e cila prezanton emisionin ‘Trialog’.
Krahas postimit shkruhet: Nis ‘Trialog’ në RTSH 1, Alishani: Misioni ynë, të përballim faktet dhe interpretimet me të vërtetën e vazhdueshme.
Meqë paske ‘alamet misioni’ Alba, të lutem diskuto pak edhe për ato rrogat që nuk kanë marrë kolegët e tu se edhe ata kanë familje për të mbajtur. /Pamfleti
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje