
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Log, e ka cilësuar vendimin e shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, shkelje flagrante e ligjit.
Hoxha tha se ai dhe shumë qytetarë që kanë bërë “luftë” me Erion Veliaj, do të donin të ishte aty, pasi ai nuk është dënuar me formën e prerë. Por kjo ka shkaktuar përplasje me ish-deputetin e PD, Dash Sula, i cili i ka kujtuar se Veliaj nuk është paraqitur 3 muaj rresht në detyrë.
Artan Hoxha: Ne donim që Erion Veliajt ti ndërpritej mandate por jo në paligjshmëri. Kush ishte ligji sot, urdhri i Ramës. Po kryetari i bashkisë së Bajram Currit?
Dashnor Sula: Nuk e di
Artan Hoxha: Si nuk e di, kur do ti e di, kur s’do ti s’e di. Kryetari i Bajram Currit është në arrest shtëpie, po ky Edi Rama është? Është shkelje flagrante dhe është turp.
Gjatë kohës që Fredi Beleri nuk lejohej të bënte betimin, i jepej leja të vinte në gjyq te unë, kur donte ai të betohej nuk i jepej. Jemi në këto kushte dhe sot. Të gjithë ne që kemi bërë luftë me Veliajn, ne donim që ti ndërpritej mandate por jo në paligjshmëri.
Kush ishte ligji sot, urdhri i Ramës, hë ma jep ti, pika 3 çfarë thotë, nuk është paraqitur në detyrë për 3 muaj. Pse se heq atë të Bajram Currit, kur do ti e heq, zbato ligjin, një standard. Kryetari i Bashkisë së Bajram Currit është në detyrë
Ska drejtesi as gjykat as sindikata. Ketu sundon Rama dhe grupet qe paguajn gjobat e tij ky vend nuk ka per te pasur demokraci