TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2025, 21:52

“Veliaj nuk është dënuar me vendim të formës së prerë”, Artan Hoxha: Duhet të ishte prezent sot

Shkruar nga Pamfleti

“Veliaj nuk është dënuar me vendim të formës

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Hoxha e cilësoi vendimin si të padrejtë ndërsa theksoi se për Veliajn nuk ka një dënim të formës së prerë.

Sipas tij, procesi u zhvillua në mungesë të Veliajt dhe nën ndikimin e kryeministrit Rama. Ai shtoi se shumica e anëtarëve të Këshillit, ishin zgjedhur vetë nga Veliaj.

“Erion Veliajn e kam provuar në kurriz se çfarë na ka bërë. Por Veliaj nuk e meritonte atë që i ndodhi sot. Veliaj duhet të ishte aty me patjetër. E vunë përpara një procesi, pa qenë prezent aty. Shumica e atyre që ishin aty në Këshill nga socialistët, janë zgjedhur nga vetë Erion Veliaj. Kishte një perceptim publik, që kjo ndodhi, ishte sepse e kërkoi kryeministri Edi Rama.

Fatin e Veliajt e vendosi kryeministri. Edhe për Agim Kajmakun, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dhe ai ka marrë 44 paga, ka marrë para dhe familja e tij për dëm imazhi. Veliaj nuk është dënuar me vendim të formës së prerë dhe ndaj vendimi sot ishte i padrejtë”, tha gazetari për “News 24”.

Lini një Përgjigje