TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2026, 13:38

Rritja e çmimit të naftës/ Radhë kilometrike në Bllatë, qytetarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e çmimit të naftës/ Radhë kilometrike në

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën kufitare të Bllatës, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve nga terreni, vargu i makinave shtrihet nga rrethrrotullimi i Maqellarës deri në Dibër të Madhe, duke kaluar mbi 10 kilometra në të dy anët e kufirit.

Fluksi i lëvizjes lidhet me nisjen masive të banorëve të qarkut Dibër drejt shtetit fqinj për t’u furnizuar me karburant. Burime në terren bëjnë me dije se çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut është rreth 700 lekë për litër më i ulët se në Shqipëri, duke nxitur këtë lëvizje të pazakontë.

Situata paraqitet problematike edhe në pikat e karburantit në territorin maqedonas. Raportohet për radhë të gjata automjetesh me targa shqiptare, ku drejtuesit presin deri në 3 orë për t’u furnizuar.

Sipas burimeve, disa pika karburanti në Maqedoninë e Veriut janë drejt boshatisjes për shkak të kërkesës së lartë për karburant.

Autoritetet kufitare po përpiqen të menaxhojnë fluksin, ndërsa qytetarët përballen me pritje të gjata dhe trafik të rënduar.

Lini një Përgjigje