TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2023, 14:06

Rrahman Rraja la mandatin pas skandalit në Krujë, Artan Hoxha ironizon Ramën: Eh mor padishah si ta bëjnë kaq borxh!

Shkruar nga Pamfleti
Rrahman Rraja la mandatin pas skandalit në Krujë, Artan Hoxha ironizon
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e dorëheqjes së deputetit të PS Rrahman Rraja. Rraja ka dorëzuar mandatin e deputetit pas skandalit të ndodhur dy ditë më parë në Krujë. Djali, vëllezërit dhe të afërmit e tij dhunuan barbarisht dy fshatarë të Borizanës.

Hoxha shprehet se i tërhoqi vëmendje fjalia e fundit e deklaratës ku i kërkon ndjesë kryeministrit Rama. 

"Fjalia që më tërhoqi më shumë vëmendjen në tekstin e dorëheqjes së deputetit të mazhorancës në zonën e Fushë Krujës, ishte pikërisht fjalia e fundit.

“Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova", njoftoi deputeti i PS.

Nuk e di sa do jetë përlotur udhëheqësi, kur e ka shkruar këtë fjali?! Por duket qartë, se i ka munguar frymëzimi për të formuluar një fjali me “drithëruese”…

Eh mor padishah, ke të drejte. Ty se si ta bëjnë kaq “borxh dhe të shkaktojnë shqetësim kaq të madh publik”, kot për së koti….?!", ka shkruar Hoxha.

Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, Rrahman Rraja i kërkoi të birit të dorëzohet, ndërkohë që i kërkon falje dhe kryeministrit Edi Rama për shqetësimin që i ka shkaktuar. Po ashtu Rraja shprehet i turpëruar për sjelljen e djalit të tij.

artan hoxha rrahman rraja dhuna ne kruje

Lini një Përgjigje