TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2023, 13:02

Dhuna barbare e fisit Rraja, eksperti: Pa publikimin e videos nuk do kishte “tërmet” në polici

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna barbare e fisit Rraja, eksperti: Pa publikimin e videos nuk do kishte

Eksperti i sigurisë Fation Softa ka folur rreth ngjarjeve të fundit të ndodhura pas publikimit të një video dhune ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja pas një konflikti për guroren.

Rrajat jo vetëm që ushtruan dhunë mbi dy personat por edhe e filmuan ngjarjen.

Ka qenë pikërisht videoja e filmuar prej tyre, ajo që sipas Softës solli përshkallëzimin e kësaj situate e cila çoi deri në shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe dorëheqjes së deputetit socialist Rrahman Rraja.

Softa deklaroi se ky fis ishte lakuar disa herë për disa vepra, por mbështetja e politikës kishte qenë maksimale, ai tha se e tillë do të kishte qenë sërish sikur kjo video të mos ishte bërë publike.

“Flasim për një fis i cili është lakuar disa herë për disa vepra, por politika dhe mbështetja e saj ndaj personave, grupeve apo fiseve ka qenë maksimale.

Nëse nuk do të kishim këtë video që u publikua në media nuk do kishim këtë situatë të përshkallëzuar e cila erdhi që nga shkrirja e komisariatit, dorëheqja e Ministrit të Brendshëm dhe dorëheqja e deputetit.  Këtë valë apo këtë lloj tërmeti e shkaktoi shfaqja e kësaj videoje të filmuar dhe ofruar nga vetë këta grupe, që kërkuan që për këtë ngjarje të kishin edhe regji”, tha Softa në Euronews Albania.

fisis rraja dhune ekspert video

Lini një Përgjigje