TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2023, 09:04

Paralajmëron Artan Hoxha: Rrini vigjilent, do plasë një skandal tjetër

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmëron Artan Hoxha: Rrini vigjilent, do plasë një skandal
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar një tjetër skandal edhe më të madh se ky i fundit me familjarët e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se skandali tjetër do të bëhet për të shfokusuar vëmendjen dhe për të çorientuar publikun, pasi sipas tij me skandalin e ditëve të fundit është prekur imazhi i kryeministrit Edi Rama.

"Mere Fizi: Mirë e ke zotrote, gjylja e madhe plasi….
Zakonisht, kur ndodh një skandal me interes të madh për publikun dhe që dëmton imazhin e udhëheqësit, “industria” e prapagandës së pushtetit, brenda pak orësh krijojnë një skandal tjetër për të shfokusuar vëmendjen dhe për të çorientuar publikun…
Kështu që rrini vigjilent. Sepse në orët në vijim, do të ketë një skandal tjetër, të krijuar për të mbuluar zhurmën e të parit…
E vetmja “industri”, që nuk çedon asnjëherë në këtë vend, është vetëm ajo e propagandës…", shkruan Hoxha.

Kujtojmë se tre ditë më parë (6 korrik) një sulm barbar ndodhi në Fushë Krujë ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja pasi këta të fundit u ankuan se gurorja në pronësi të Përparim Rrajës po iu shkatërronte banesat.

Ditën e djeshme, deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e Rrahman Rrajës nga mandati i deputetit vjen 48 orë pas dhunës barabare që djali dhe vëllezërit e tij ushtruan ndaj dy kushërinjve Maja në aksin Thumanë-Fushë Krujë.

Kjo ngjarje e rëndë gjithashtu bëri që opinioni publik të reagonte ashpër edhe ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit, të cilët ditën e parë pas shoqërimit të autorëve të dhunës, i lanë këta të fundit të lirë.

Ndërsa një ditë më pas i shpallën në kërkim, pasi vunë re në video se dhuna barbare ju kishte rrezikuar jetën seriozisht dy anëtarëve të familjes Maja.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama njoftoi dje shkarkimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Lajmin e ka bërë publik vetë shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter, ku njofton se ditën e hënë do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimin në këtë post të Taulant Ballës.

Shkak për shkarkimin e Çuçit duket se është bërë ngjarja në Fushë Krujë, ku të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja rrahën brutalisht dy persona të cilët denoncuan prishjen e shtëpive të tyre nga shpërthimet në kantierin e gurores së familjes Rraja.

artan hoxha skandal

Lini një Përgjigje