TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2023, 21:21

“Çdo familje ka roje te dera”, Karamuço: Në Krujë dhe Fushë-Krujë shteti nuk ekziston, duhen mbyllur komisariatet komplet

Shkruar nga Pamfleti

“Çdo familje ka roje te dera”, Karamuço: Në

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar sherrin masiv mes fiseve Rraja e Maja dy ditë më parë në Borizanë të Krujës.

I ftuar në emisionin “Revieë” në Euronews Albania, ai theksoi se komisariatet në Fushë-Krujë e Krujë nuk po funksionojnë më, pasi të gjithë punën në këto zona po e bën FNSH-ja dhe RENEA.

Më tej ai nënvizoi se grupet kriminale në vend i fuqizon pushteti.

Këta i bëjmë ne që mbyllim sytë dhe pushteti që u shkel syrin. Janë ngjarje të përsëritur. U vranë katër veta në Shëngjin me të njëjtën histori. Këta bëjnë luftë territori, aty ku shteti nuk ekziston. Në Krujë e Fushë-Krujë duhen mbyllur komisariatet komplet. Nuk  po funksionojnë më. Atë zonë po e mban RENEA dhe FNSH-ja. Çdo familje ka vënë nga një roje te dera. Policia nuk ka bërë asgjë fare. Fushë-Kruja ka qenë Lazarat 2. Kështu janë rritur këta. Kanë formuar bandat. Institucionet i kanë fuqizuar. Gabimi i tyre i vetëm është që e kanë filmuar këtë ngjarje. Ajo ngjarje po mbyll dy komisariate, arrestuam 8 persona, humbi postin Ministri i Brendshëm, pres që të japin dorëheqjen dhe një nga këto të policisë”, tha ai.

 

karamuco

Lini një Përgjigje