
Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti për guroren mes fiseve Maja dhe Rraja në Krujë e cila përfundoi deri në dhunë fizike.
Në emisionin ‘Review’ është bërë publike biseda telefonike mes Jashar Majës dhe Fredi Rrajës ku janë konfliktuar dhe verbalisht. Nuk kanë munguar presionet nga Fredi Rraja.
Maja i ka kërkuar që të punojnë më me avash ndërkohë Rraja i është përgjigjur që dëmeve të shkaktuara do u përgjigjet por ama gurores mos t’i afrohen më.
Ajo që vihet re është se në momentin që është zhvilluar biseda, Rraja ka qenë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Pjesë nga biseda:
Jashari: O fredi, Jashari jam, si kalove? Vallahi tani ka shkuar puna ku nuk mban më
Fredi: O Jashar a të flas pak…
Jashari: Dëgjo Fredi, policia tani është këtu në vendngjarje, denoncimin e kanë çuar pa ditur gjë ne, e kanë çuar ca të tjerë, tani nuk të duron kush. Hajde shihe, hy gishti në mur
Fredi: Në rregull, çfarë dëmi t’ju kem bërë, do sjell ekspertizën.
Jashari: Jemi 70 burra këtu, pse nuk vjen për të na dhënë përgjigje
Fredi: Jam në Tiranë, jam në drejtori të policisë. Do ju përgjigjem çfarë dëmi t’ju kem bërë, me më ardhur dhe njëherë në gurore, ke për të më njohur…
Jashari: Bilbil Maja të njeh shumë mirë se kush je dhe unë të njoh shumë mirë se kush je.
Fredi: Të thashë të përgjigjem
Jashari: Po të flas në mënyrë njerëzore, Bilbilin e njoh unë.
Fredi: Nuk afroheni më në gurore time
Jashari: Jam në guroren time, se jam në shtëpi time, në oborrin tim
Fredi: Ti nuk afrohesh më në gurore.
Jashari: E provojmë kush afrohet.
Fredi: Nuk ke për ta parë me guroren ti dhe asnjë, ama të përgjigjem.
Jashari: Hajde pra shihe që nesër në mëngjes shtëpinë time.
Fredi: E shoh unë shtëpinë tënde
Jashari: Pse nuk vini, pse nuk sjell cubin këtu. Tur Bushin a kush është ai
Fredi: Nuk ka lidhje ai, jemi ne.
Jashari: Hajt.
Lini një Përgjigje