TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2023, 16:35

Protestë në Borizan, banori: Shefi i komisariatit më bëri presion me burg sepse denoncova Rrajat

Shkruar nga Pamfleti

Protestë në Borizan, banori: Shefi i komisariatit më bëri

Banorët e Borizanës kanë dalë në protestë pas dhunës shtazarake të fisit Rraja.

Në një prononcim një nga banorët tha se shtëpitë e tyre janë shkatërruar dhe ata janë të pafuqishëm ekonomikisht për t’i rregulluar.

Banori kërkoi nga shteti që të jap lejet për guroret konform ligjit, duke respektuar distancat nga qendrat e banuara, pasi atyre po u shkatërrohet jeta.

Këtë rast me rrahjen e vëllezërve Maja dua të falënderoj mediat se ne na keni ndihmuar jashtë mase. Duhet t’i bëj thirrje shtetit, shikoni gjërat me detaje, mos jepni leje për para, jepni leje me kritere. Hajde shikoni gjendjen si është gurorja. Mua më është mërzitur jeta këto 6 muaj dhe dua t’i bëj një pyetje Rrahman Rrajës, i cili është nga Nikla, pse o mik, pse o njeri i ligjit, o deputet i zonës na, për 2 litra naftë që të iki kamioni pak më lartë që të hapi guroren, po na i prish shtëpitë. Distanca është shumë e afërt, mund të jetë afërsisht 150 m nga banesat. Janë 150 shtëpi këtu në fshat, ka 6-7 muaj që po punon gurorja”, tha banori.

Banoi shtoi se kryetari i bashkisë u premtoi kompensim të dëmeve përpara zgjedhjeve, ndërkohë që pas zgjedhjeve nuk u hap as telefonin.

Janë çarë shtëpitë komplet, unë kam familjar invalid, edhe karrocën ma kanë fal se s’kam lekë. Kanë ardhur njerëzit kanë bërë inspektimet, por nuk kemi asnjë dëmshpërblim, prit gomar të mbijë barë. Kanë ardhur para votimeve dhe kryetari i bashkisë na tha se do t’i rregullojmë, pas zgjedhjeve nuk na hap as telefonin”, tha banori.

Ai është shprehur se ish-shefi I komisariatit të Fushë-Krujës i ka bërë presion, duke i thënë se do e fus në burg nëse shkon te gurorja. Banori thotë se policisë i ka thënë që në këtë gurore do të derdhet gjak, gjë që sipas tij ndodhi.

Ish-shefi i komisariatit të Fushë-Krujës më ka bërë presion. Më ka thënë se nëse ik te gurorja do të shkosh në burg. Më kanë thënë mos u afroni afër gurores. Nuk kam marrë përgjigje nga policia. I kam thënë që në atë gurore do derdhet gjak, dhe ja ku u derdh gjaku.  Në gurore ka nisur puna para 6-7 muajsh”, tha ai për Euronews Albania.

borizan proteste dhune

Lini një Përgjigje