TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Gusht 2024, 18:48

Romeo Kara zbardh prapaskenat: Si Ilir Meta po kërcënon SPAK, fletë-arresti për të është gati!

Shkruar nga Pamfleti

Romeo Kara zbardh prapaskenat: Si Ilir Meta po kërcënon SPAK,

Juristi i njohur Romeo Kara ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Kara, i cili është një nga denoncuesit që i ka hapur probleme ish-presidentit Ilir Meta paralajmëron se priten lajme të reja nga SPAK. Sipas tij, sulmet e Metës ndaj SPAK tregojnë se 

 

Sipas tij ish-presidenti po kërcënon SPAK, kallëzuesit dhe dëshmitarët që kanë rrëfyer me fakte aferat që e kanë fundosur. Juristi thotë gjithashtu se Ilir Meta me skemat e tij mund t’ia hedhë paq burgut por jo çmendinës. Romeo Kara gjithashtu përmend edhe aleancën politike në vitin 2013, ku ai tradhtoi Berishën për t’u bashkuar me Ramën. Sipas juristit, kushti ishte që ai të shmangej nga përballja e atëhershme me drejtësinë për 21 janarin.

-Si i shikon sulmet e Metës ndaj SPAK?

Nga njëra ane e medaljes i shikoj si shenja të qarta frike, si humbje vetëkontrolli të shkaktuar nga frika dhe pasojat e një procesi penal shumë shpejt të mundshëm për t’u zhvilluar ndaj tij dhe si një mjet të fundit për të intimiduar SPAK-un, kallëzuesit dhe dëshmitaret e aferave të tij. Nga ana tjetër i shikoj si humbje të shpresës në përballje me drejtësinë dhe si një zhgënjim që ai po ndjen kur sheh dhe mendon se përballja e tij me drejtësinë është jo vetëm e mundur, por edhe shumë e shpejtë. Ai po shpreh mosdakordësinë e tij që drejtësia të funksionojë ndaj tij dhe sërës së tij, duke më lënë të kuptoj se, ai dhe e gjithë elita politike janë zhytur në vjedhje, përvetësime dhe totalisht në krime, pikërisht sepse kanë menduar se kurrë nuk do të përballen me drejtësinë, se sistemi do të ishte përjetë i kapur prej tyre dhe se askush nuk do të guxonte të përballej me ta. Së fundi këto sulme i vlerësoj si kërcënime të hapura nga SPAK-ut dhe drejtuesve të tij, ne që kemi bërë kallëzimet dhe ata që do të dëshmojnë, si ofendime dhe denigrime për shkak te detyrës, gjë që konsiderohet nga ligji vepër penale, për të cilat ai duhet të përgjigjet patjetër.

-I ka alibi për të thënë që po goditem politikisht?

Padyshim qe po edhe pse kjo lloj alibie jo vetëm është mjerane, por edhe e pavlere ligjërisht. Thjesht ai po kërkon të krijojë një koherencë me të gjithë politikën e zhytur në korrupsion si ai, duke e ftuar atë në solidaritetin e zi rreth tij përkundër drejtësisë e në të gjitha pikëpamjet, deri ne premtimin për ribërjen nga e para të reformës në drejtësi. Nëse ndaj tij do të kishim një proces politik, duhej të kishim të përcaktuar me fakte edhe krahun politik që po e keqpërdor drejtësinë ndaj tij, gjë që ai ka dështuar ta provojë. Përkundrazi, ky establishment politik është në thelb si ai, pro tij dhe shpreson realisht që të ndodhi qameti që ai dhe ata pas tij të mos përballen me drejtesinë. Ata që e morën në aleancë politike në vitin 2013, duke e vene atë Kryetar Kuvendi dhe më pas President, realisht e shmang atë nga përballja e atëhershme me drejtësinë për 21 janarin dhe pothuaj e rehabilituan para opinionit atë. Ishte ky kusht, qe e detyroi atë të linte pas Berishën per t’u bashkuar me Ramën. Pra kemi të bëjmë thjesht me një retorikë të pavlerë justifikuese alla Like.

-Po divorcin me Monikën e ka real apo manovër për të fshehur pasuritë?

Në dijeninë time, ata kaluan nga aleanca politike në martesë dhe dhanë shembullin më banal të familjarizimit të çdo lloj pushteti në Shqipëri. Për interesa u martuan, prandaj nuk është çudi të ndahen për to. Pasuritë besoj se i kanë fshehur nëpër off shore dhe se SPAK-u nuk do lerë pa investiguar familjen e të dy beqareve të orëve të fundit. I shoh të dy me probleme shumë të mëdha me drejtësinë.

-Po sjelljet që del maleve dhe lumenjve i bën që të duket i çmendur për të shpëtuar nga hetimet?

Dikur ka vjedhur si i çmendur ne pushtet dhe tani sigurisht qe do te reagoje akoma me i çmendur. Megjithatë më të çmendur jemi ne që e bëmë dhe e mbajtëm në të gjitha postet më të larta qeveritare dhe durojmë tani hazdisjen e tij prej lunatiku. Meta është turpi ynë dhe i atyre që na e servirën atë për burrë të parë të Kuvendit dhe vendit. U bëfshin më zi se Meta! Ky është “urimi” im për ta. Edhe nëse luan rolin Agushi, mund t’i shpëtojë burgut, por jo çmendinës. Atje me siguri do çmendet për qejf pastaj. Shumë persona kane menduar ta luajnë këtë rol, por realisht kanë përfunduar të çmendur./ Gazeta SOT

Lini një Përgjigje