TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Gusht 2024, 16:50

Biseda telefonike me Erdogan, Lubonja: Rama do mbështetjen turke që të ndihet si “pasha”

Shkruar nga Pamfleti

Biseda telefonike me Erdogan, Lubonja: Rama do mbështetjen turke që

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar bisedën telefonike të zhvilluar mes Ramës dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Lubonja tha se Rama do mbështetjen e Erdoganit, me qëllim që të ndihet një “pasha” në Shqipëri. Sipas Lubonjës, kërkesat e Erdoganit për ata që njihen si “gylenistë” janë absurde.

“Raporti i Ramës me Erdoganin prej kohësh është problematik. Kjo pasi Rama thotë se unë jam kampion i pro-perëndimit të Shqipërisë dhe është kontradiktore që mban raporte me presidentin turk, sepse Erdogan është akuzuar si lider autoritar nga Perëndimi. Gjithsesi, Turqia është një fuqi e madhe, e rëndësishme. Mjaft të kuptojmë qëndrimet që mban ndaj Izraelit. I është bashkuar akuzës për gjenocid ndaj Izraelit. Rama është lojtar i vogël, që shfrytëzon peshën e lehtë që ka Shqipëria dhe luan me të dyja palët.

Mbështetja e Erdogan i është dashur Ramës për t’u ndjerë një “pasha”. Në sytë e Erdoganit, Shqipëria është një vend me myslimanë, që e konsideron si dikur vend të Perandorisë Osmane. Kërkesat e Erdogan janë absurde, sepse ne nuk kemi pse të futemi në luftën e brendshme politike brenda turqve. Thellë-thellë kryeministrit tonë i pëlqen modeli i Erdoganit, ka marrëdhënie personale me të. Rama kërkon t’ju bëjë qejfin të gjithëve, përveç shqiptarëve”, tha Lubonja për “News 24”.

Lini një Përgjigje