TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Gusht 2024, 12:20

Sherr për hapësirat e plazhit, pronari i ‘Regina’ Vasil Bedinaj godet me grusht qytetarin në Vlorë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sherr për hapësirat e plazhit, pronari i ‘Regina’ Vasil
Pamjet e dhunimit të qytetarit nga biznesmeni Vasil Bedinaj

Një video e biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj, i cili godet me grusht një qytetar pasi një debati për hapësirat e plazhit në Vlorë është bërë virale në rrjet.

Grupi i biznesmenit debaton me qytetarin për zonat e zëna të plazhit privat, i ndarë me ose pa leje për shfrytëzim privat.

Në një moment afrohet Bedinaj, i cili sulmon fizikisht personin, i pas goditjes ulet me sa duket për të kapur ndonjë gur.

Vasil Bedinaj është pronarë i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, Bedinaj u hetua në gjendje të lirë nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.

Në një obejkt me 5 kate me leje, Bedinaj po ndërtonte katin e gjashtë pa leje. Në vitin 2016, Vasil Bedinaj, ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë.

Në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishillin e Sazanit.

 

pronari i ‘regina’ vasil bedinaj

Lini një Përgjigje