
Analisti Berat Buzhala ka komentuar arrestimin e Noizyt dhe kërkesën e Kosovës për ekstradimin e tij lidhur me dhunimin e tiktoker-it Medi Iseni.
Ai thotë se kërkesa për ekstradimi e tij është politike, pasi sipas tij çështja mund të trajtohet edhe në Shqipëri.
“Kërkesa e Kosovës për ekstradimin e Noyzit më shume po duket kërkesë politike, se sa kërkesë për të kenaqur drejtësinë.
E njëjta çështje mund të trajtohet në Shqipëri, ku është Shqipëria, se sa të plotësosh dokumente e formularë e më the e të thash, për të sjellë Noyzin për gjykim në Peje.
A e dini sa njerëz të Shqipërisë rrihen në Kosovë, e sa njerëz të Kosovës rrihen në Shqipëri?
A ekstradohen këta? Ekstradimi si mjet juridik duhet të përdoret për krime pak më serioze, sesa për zënka mes pjesëtarëve të një industrie.
Çëshjta është pak më ndryshe, nëse Kosova e kërkon një shtetas të vetin, qe ka ikur në Shqipëri, e i cili dyshohet për një krimi serioz.
Këtij rasti po i vjen era kapak edhe politikë. Demek, tani Rama do dorëzojë shokun e vet”, shkruan Buzhala.
Vetëm 2 ditë pasi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës, reperi i njohur shqiptar , i akuzuar për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë, u arrestua në Lezhë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax. Të dy u arrestuan në zonën e Kunës në Shëngjin nga njësia FAST Albania.
Fillimisht Noizy u ndalua nga një postbllok policie rrugës për të performuar në një klub. Arrestimi i tyre u bë për efekt ekstradimi në drejtim të Kosovës. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj, njohur me emrin e tij të artit, Stresi.
Ndrësa ditën e djeshme u mbajt seanca në Gjykatën e Tiranës sa i përket kërkesës së Kosovës për ekstradimin e tij.
Lini një Përgjigje