TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Gusht 2024, 18:11

PS fitoi Himarën, Spahiu këshillon Ramën: Mos e betonizoni si Berisha 'Shkëmbin e Kavajës'!

Shkruar nga Pamfleti

PS fitoi Himarën, Spahiu këshillon Ramën: Mos e betonizoni si

Juristi Kreshnik Spahiu i bëri thirrje kryeministrit Rama pas fitores së Tavos në Himarë, që të mos e betonizoj ashtu siç bëri Berisha me Shkëmbin e Kavajës në bregdetin e Adriatikut.

Në një intervistë për “Report Tv”, Spahiu thekson se Himara është shumë e rëndësishme dhe ajo pjesë e jugut nuk e mban dot betonizimin dhe kantieret e ndërtimit.

'Himara është Shkodra e jugut të Shiqpërisë. I bëj thirrje kryeministrit Rama që mos e betonizoj Himarën dhe Dhërmiun njësoj siç e bëri Berisha Shkëmbin e Kavajës. Strategjitë për Tavon duhet të jetë e kujdesshme për Shqipërinë turistike. Riviera shqiptare nuk e mban betonin që ka bregdeti i Adriatikut. Do mbaj përgjegjësi nëse e bën shkëmb e beton jugun e Shqipërisë.

E them i shqetësuar. Nëse udhëton sot sa kalon tunelin shikon gjysmën e bregut me kantiere ndërtimi. Është e udhës ti bëjmë thirrje qeverisë, Ramës e Tavos që riviera shqiptare është perla. Më e rëndësishme se Shkodra në disa aspekte. Është më e mrekullueshme, më joshëse. Strategjia duhet të jetë krejtësisht tjetër. Vija bregdetare duhet ruajtur nga dyndja barbare e betonit e hoteleve dhe uria që kanë ndërtuesit shqiptar', theksoi Spahiu.

spahiu

Lini një Përgjigje