TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Gusht 2024, 07:03

Vala e të nxehtit Afrikan, parashikimii motit për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Vala e të nxehtit Afrikan, parashikimii motit për ditën e sotme

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta, si shkak i ndikimit të Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët me orë të plota me diell, por do të ketë edhe vranësira të pakta deri mesatare nga orët e mesditës e pasdites vonë në relievet kodrinore - malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.

Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu dhe në mënyrë tepër të izoluar do të jenë në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe male era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në relievet malore 14 deri në 35°C;

Në zonat e ulta 17 deri në 39°C;

Në zonat bregdetare 19 deri në 37°C.

Lini një Përgjigje