
Antonela Berisha e cila ka qenë pjesë e disa emisioneve televizive dhe motra e saj Mariela, rrezikojnë të dënohem me deri në 10 vite burg.
Ndaj tyre rëndon akuza plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim. Blogerja Prenga ka denoncuar motrat Berisha pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë barbare ndaj saj. Vetë Prenga ka publikuar foto të pasojave të rënda të dhunës, ku duket me çarje në fytyrë dhe e mbuluar në gjak.
Blogerja thotë se motrat Berisha e kanë dhunuar me sende të forta teksa ajo po darkonte në një restorant në Tiranë. Shkaku i dhunës nuk dihet ende, teksa Prenga në deklaratën e dhënë para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar, por nga burimet rezulton se Prenga mund të ketë një marrëdhënie dashurie me të dashurin e Mariela Berishës.
Pas denoncimit të bërë, policia ka shpallur në kërkim motrat Berisha.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.
Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe', njofton policia.
Lini një Përgjigje