TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2023, 14:35

Reshjet e shiut përmbytin disa segmente rrugore në Elbasan, shembet muri rrethues i një banese

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e shiut përmbytin disa segmente rrugore në Elbasan, shembet

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të disa segmenteve në rrugët e qytetit të Elbasanit.

Si pasojë e reshjeve është vështirësuar qarkullimi i automjeteve në rrugët kryesore të qytetit. Rruga pranë urës së Shkumbinit është pothuajse totalisht e mbuluar nga uji.

Në afërsi të fshatit Kusarth të Elbasanit, muri rrethues i një banese është shembur dhe ka marrë para edhe një shtyllë që mbante kabujt e internetit dhe elektrikë.

Pavarësisht se është bllokuar një pjesë e madhe e rrugës, makinat shfrytëzojnë krahun tjetër duke kaluar me vështirësi. 

reshje shiu elbasan mur rrethues

Lini një Përgjigje