TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2023, 12:29

Vijon moti i keq, përmbyten disa segmente të rrugës dytësore Tiranë-Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Vijon moti i keq, përmbyten disa segmente të rrugës dytësore

Reshjet e shumta të shiut që përfshinë edhe kryeqytetin ditën e sotme kanë sjellë përmbytje të disa bizneseve dhe të segmenteve të rrugës dytësore Tiranë-Durrës. 

Për pasojë janë krijuar pellgje me ujë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks. 

Gjithashtu, si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, është rrëzuar një pemë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. 

Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, pasi pema është rrëzuar në anë të rrugës. Qarkullimi vijon i pandërprerë deri në orët e mesditës. 

 

permbytje tirane durres moti i keq

Lini një Përgjigje