TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2023, 11:17

Çarja e asfaltit në rrugën e Arbrit, deputeti i PD-së nxjerr pamjet: Abuzim masiv, çështja së shpejti në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Çarja e asfaltit në rrugën e Arbrit, deputeti i PD-së

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka denoncuar abuzimin e  madh për punimet në rrugën e Arbrit, ku asfalti u ça mes përmes pas reshjeve të shiut.

Çollaku, si deputeti i qarkut të Dibrës, garantoi se “dosja e madhe e abuzimit do trajtohet shumë shpejt nga SPAK”.

Ai publikoi foto nga gjendja e rrugës, duke u shprehur se ka një cilësi të degraduar të punimeve.

“’Rruga e Arbrit” një rruge qe nuk mbaron kurrë, një cilësi e degraduar e punimeve, një abuzim madhor.

Shikoni në çfarë kushtesh është rruga “e re”. Një ngjarje e madhe korruptive në këtë vend, ku SPAK shpejt do të ketë çeshtje për të  trajtuar, një dosje të madhe abuzimesh, këtë ua garantoj si deputet i Qarkut Dibër”, shkroi ai në një postim në Facebook.

 

kreshnik Çollaku rruga e arbërit

Lini një Përgjigje