TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2023, 10:27

Stuhia "Ciaran"/ Çahet asfalti në rrugën e Arbrit, makinat ngecin në gropë; bllokohen familjet në Lezhë dhe Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Stuhia "Ciaran"/ Çahet asfalti në rrugën e Arbrit,

Stuhia “Ciaran” pushtoi vendin tonë ditën e djeshme, e cila shkaktoi jo pak dëme.

Reshjet e shumta të shiut te rëna prej ditës së djeshme dhe gjatë natës kanë shkaktuar probleme në rrugën e Arbrit ku në fshatin 'Fshat' është çarë asfalti dhe rruga kalohet me vështirësi. Po kështu ka dhe rënie gurësh herë pas here.

Pjesa e çarë e asfaltit është më shumë se një metër dhe po krijon vështirësi në lëvizjen e makinave. Disa shoferë janë detyruar të vendosin gurë poshtë gomave për të mundësuar kalimin e kësaj pjesë të çarë pasi gropa ka disa centimetra thellësi dhe makinat nuk mund ta kalojnë.

Probleme ka edhe rruga nacionale Klos-Bulqizë me rënien e gurëve.

Ndërkohë, një familje në Lezhë është bllokuar nga rritja e nivelit të ujit të një kanali dhe bllokimin e tij.

Familja ndodhet në fshatin Rraboshtë te Lezhës.

Strukturat e bashkisë Lezhë si dhe Kryetari i Njësisë Administrative janë njoftuar për rastin dhe në vendngjarje po shkojnë strukturat e emergjencat civile të bashkisë Lezhë, për zhbllokimin e kanalit.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut është dëmtuar ura e fshatit Panarit në bashkinë Korçë i njësisë administrative Vithkuq. Për pasojë kanë mbetur të bllokuara 34 familje.

Ekipet ndodhen në terren për hapjen e rrugës. Në këtë zonë ka pasur edhe rrëshqitje të dherave. 

stuhi lezhe korce asfalt

Lini një Përgjigje