TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2023, 11:47

Reshjet e shiut pushtojnë Krujën, lumi Ishëm rrezikon të dalë nga shtrati; përmbyten disa fshatra

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e shiut pushtojnë Krujën, lumi Ishëm rrezikon të

Reshjet me intensitet të lartë kanë përfshirë paraditen e kësaj të shtune zonën e Krujës. Si pasojë e këtyre reshjeve kanë filluar prurjet në lumin Ishëm, ndërkohë po ritet niveli i ujit.

Mediat raportojnë se nëse reshjet do të vijojnë me këtë intensitet rrezikon daljen nga shtrati.

Lumi Ishëm ka shfaqur problem për banorët e disa fshatrave. Në njësinë administrative Bubq, nga përmbytjet janë shkaktuar dëme në banesa dhe kultura bujqësore.

Një pjesë e banorëve janë larguar për shkak të përmbytjeve.

reshje shiu kruje

Lini një Përgjigje