TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2025, 20:31

“Rama nuk e donte një fitore kaq të thellë”, Prençi: Është në borxh me organizatat kriminale

Shkruar nga Pamfleti

“Rama nuk e donte një fitore kaq të thellë”,

Ish-kandidati i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Shemsi Prençi, është shprehur se në 11 maj qeveria e kryeministrit Edi Rama kreu një masakër zgjedhore, e cila sipas tij ishte parapërgatitur më herët.

Komentet Prençi i bëri në një intervistë në A2 CNN, ku tha se është dakord me të gjitha denoncimet që ka bërë kryedemokrati Sali Berisha për masakrën zgjedhore.

Ai tha gjithashtu se edhe vetë kryeministri Edi Rama nuk e donte një fitore të tillë, pasi sipas Prençit, super-pushteti krijon kriza, të cilat do të dalin në pah me kalimin e kohës.

Sot Rama po bën analizën paszgjedhore disa kilometra poshtë inceneratorit, apo landfillit, atje ku qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët. Ata mbartin përgjegjësitë që nuk iu takojnë që duhet t’i mbajë kryetari i Bashkisë së Elbasanit, që është reaguesi i parë me shërbimet zjarrëfikëse të Elbasanit, por Rama ka shkuar atje të bëjë analizë dhe të bëjë autokritikë.

Politikisht masakra zgjedhore është bërë… Në të gjitha denoncimet që ka bërë kryetari i opozitës unë bashkohem, duke filluar që masakra zgjedhore ka filluar me strategji të qeverisë shqiptare të drejtuar nga Edi Rama. Që në përpunimin e diasporës, që në angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore në diasporë.

Pra eksportimi i krimit zgjedhor nga qeveria shqiptare në të gjitha shtetet… Edhe Edi Rama është ndërgjegjësuar që ka bërë patronazhim të tillë, sepse nuk e donte një fitore kaq të thellë. Superpushteti prodhon krizë në çdo drejtim të mundshëm. Sot detyrimet e Edi Ramës për kontributorët e patronazhimit dhe kontributorët e organizatave kriminale janë shumë të mëdha. Edi Rama nuk mund t’ua përmbushë këto detyrime”, tha mes të tjerash Prençi.

 

Lini një Përgjigje