TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 14:01

Rama: Kemi ekspresin më të mirë, por tavolinat dhe karriget do i heq nga hapësirat publike

Shkruar nga Pamfleti

Rama: Kemi ekspresin më të mirë, por tavolinat dhe karriget do i

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish paralajmërimeve se në kuadrin e çlirimit të hapësirave publike do të hiqen edhe tavolinat dhe karriget e bareve, për të cilat tha se janë të pafundme.

Në konferencën ndërkombëtare Walk21, ku në edicionin e saj të 25-të janë mbledhur ekspertë nga gjithë Bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane, Rama tha se vijon puna për lirimin e hapësirave publike. Ai u ndal te rregullat e reja që do të aplikohen, ku theksoi se çdo ndërtues që merr leje ndërtimi, do të detyrohet të kontribuojë në fondin e gjelbër me pemë.

“Duhet të luftojmë çdo ditë për të hequr strukturat e përkohshëm që kanë zënë trotuare dhe hapësira publike ku janë vendosur tavolina dhe karrige pa fund për të servirur ekspresin, që e kemi më të mirin, por ky nuk është justifikim. Çdo ditë po marrin pas hapësirat dhe duam të shtojmë më shumë pemë dhe gjelbërim në qytet. Kushdo që merr leje ndërtimi duhet të kontribuoje në fondin e gjelbër me pemë”, tha ai.

Lini një Përgjigje