Gjyqtari Gerd Hoxha ka reaguar lidhur me vrasjen e kolegut të tij Astrit Kalaja.
Hoxha tha se është e pamundur që qytetarët të marrin drejtësi, nëse gjyqtarët janë të kërcënuar.
“Një njeri me shumë vlera, më besoni është jashtë çdo lloj imagjinate që mund të ndodhin gjëra të tilla, sot është koha që shoqëria shqiptare të reflektojë thellë për këto ngjarje makabre, institucionet shtetërore të reagojnë me urgjencë, për të marrë masa që do duhet të parandalojnë ngjarje të tilla. Të ngrihet forum kombëtar me përfaqësues të të gjitha pushteteve, për t’iu thënë fund këtyre ngjarjeve të dhimbshme. E pamundur që qytetarët të marrin drejtësi, nëse gjyqtarët janë të kërcënuar. Gjyqtarët janë shumë të tronditur, por nuk frikësohen për të dhënë drejtësi”, tha gjyqtari Gerd Hoxha.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autori, i cili ishte në gjyq për çështje pronësie, u arrestua vetëm pak çaste pasi qëlloi gjyqtarin.
Ju pëlqen korrupsioni juve më duket, se edhe krejt pa arsye nuk derdhen plumba drejt jush, jo. Analizoni korrektesën tuaj njëherë, i gjykoni ngjarjet bazuar mbi ligje jo në interes të atyre që paguajnë kënaqshëm për të ju dhënë e drejta edhe kur ligjërisht nuk e kanë atë. Edhe ne i përjetojmë shumë keq ngjarje të tilla.