Kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra një ditë më parë në sallën e gjyqit. Gjyqtari u qëllua me tre plumba nga Elvis Shkambi menjëherë pasi shpalli verdiktin për një konflikt pronësie.
Dy persona të tjerë mbetën të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autori, i cili ishte në gjyq për çështje pronësie, u arrestua vetëm pak çaste pasi qëlloi gjyqtarin.
“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty mu mbush mendja për ta vrarë kur dha vendim kundër nesh”, ka dëshmuar ai.
Lini një Përgjigje