TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 20:15

“Rama avokat i Serbisë”, Ramabaja: Çfarë duhet t’i thoshte Blinkenit për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

“Rama avokat i Serbisë”, Ramabaja: Çfarë duhet

Analisti Sadri Ramabaja është shprehur se kryeministri Edi Rama u bë avokat i Serbisë gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në Tiranë.

Ramabaja tha se Rama nuk duhet t’i quante jo-shtrënguese kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës në tryezën e dialogut mes dy vendeve.

Ai tha se udhëheqja shtetërore e Shqipërisë ka dështuar lidhur me çështjen më jetike të momentit për kombin shqiptar, që është ajo e Kosovës.

“Në një ambient ku pak më parë ai mund të ketë dëgjuar deklaratën e kryeministrit shqiptar që nënvizonte se kërkesat e Serbisë në tryezën e dialogut nuk janë shtrënguese, sigurisht që të kesh pritje të mëdha është e vështirë.

Kur ne dështojmë si udhëheqje shtetërore apo kombëtare, për çështjen më jetike në momentin aktual, sigurisht që të tjerët e kanë të vështirë të na ndihmojnë. Lufta nuk varet prej Edi Ramës.

Nëse ecet drejt shpërthimit të një lufte siç projekton Serbia në projektin e krijimit të botës serbe dhe nëse i cilëson kërkesat e saj si joshtrënguese në tryezë, që kanë të bëjnë ekskluzivisht me cënimin e integritetit territorial të Kosovës, këtë duhet Rama t’i thoshte Blinkenit në tryezë dhe jo të bëhej avokat i Serbisë”, tha Ramabaja për Euronews Albania.

 

ramabaja rama avokat serbi blinken kosove

Lini një Përgjigje