
“Dialogu është shtegu i vetëm sa i përket Kosovës dhe Serbisë”, kështu ju përgjigj, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pyetjes për situatën e krijuar në Kosovë nga vendimi për dinarin serb, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama.
Ai deklaroi se që kur kishte nisur punë në DASH, këtu e 30 vite më parë, fokusi dhe sfida më e madhe e SHBA-së ka qenë Ballkani. Më tej ai shtoi se dialogu është shtegu që i sjell të gjithë drejt një të ardhmeje më të mirë, teksa theksoi se nuk duhet të bëhen hapa pas.
“Kur nisa të punoja në DASH dhe Shtëpinë e Bardhë 30 vite më parë sfida që ishte nga fillimi deri në fund ishte Ballkani. Bosnja Hercegovina e më pas Kosova. Shumë prej nesh kanë një histori që shkon thellë dhe që është e gjatë dhe kush më shumë sesa Biden dhe ju ne dini mirë. Nuk mund të shkojmë pas e të kemi ripërsëritje të asaj që kemi parë dhe shumë njerëz kanë përjetuar. Jemi të angazhuar që të mbështesim të gjitha përpjekjet e vendeve të Ballkanit drejt BE.
Dialogu është shtegu i vetëm i duhur sa i përket Kosovë dhe Serbisë. Dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë se ka qenë një forcë për stabilitet. Ky është shtegu që i sjell të gjithë drejt një të ardhmeje më të mirë, jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka e të mbështesim këtë dialog”, tha ai.
Lini një Përgjigje