TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 19:15

Blinken mbyll vizitën në Tiranë, eskorta e Sekretarit të Shtetit largohet drejt Rinasit!

Shkruar nga Pamfleti

Blinken mbyll vizitën në Tiranë, eskorta e Sekretarit të

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka mbyllur vizitën e tij në Tiranë dhe është larguar drejt Aeroportit të Rinasit. Automjeti me të cilin ai udhëton po shoqërohet nga një eskortë e përbërë prej dhjetëra makinash dhe furgonësh të Policisë.

Pas nisjes nga Rinasi, Blinken pritet të shkojë në Gjermani, Mynih, ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme lidhur me sigurinë.

Gjatë vizitës së tij, Blinken dha dhe një sërë mesazhesh të rëndësishme gjatë vizitës së tij, ku foli për Reformën në Drejtësi, tensionet Kosovë-Serbi, luftën në Ukrainë, etj.

Kujtojmë se Sekretari amerikan i Shtetit, zhvilloi takime me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, krerët e institucioneve të drejtësisë, përfshi kreun e SPAK, Altin Dumanin, si dhe me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

blinken

Lini një Përgjigje