
Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë-Itali, ku tha se BE do e tolerojë mungesën e demokracisë në Shqipëri.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se në vendin tonë nuk po rrinë as shqiptarët e jo më afrikanët. Gjithashtu shpjegoi skemën se si do të mbërrijnë afrikanët në vendin tonë.
“BE do ta tolerojë mungesën e demokracisë në Shqipëri, pikërisht që ne të mbajmë refugjatë. Nga ana tjetër rrugëtimi i Shqipërisë në BE ka ngecur dhe mesa duket Rama kërkon një korsi preferenciale që ne të afrohemi me BE, por jo se e meritojmë. Ky njeriu niset nga Afrika dhe paguan deri në 10 mijë euro, për të ardhur në Evropë. Pasi të vij në Itali do vij në Shëngjin që ëhtëporti më i afërt. Ai do të vij në një vend që ka shumë ngjashmëri me vendin që është nisur, në një vend që njerëzit arratisen nga vendi i tyre. Çdo bëjë ky njeri këtu?”-tha ai.
Lini një Përgjigje