
Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar lidhur me marrëveshjen mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij Giorgia Meloni, tha se kjo nuk është hera e parë që Shqipëria bën një gjë të tillë.
Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albanai”, ai deklaroi se Shqipëria ka bërë këto marrëveshje ehe më parë, pasi ende në Manzë ka muxhahedinë. Ai shtoi se nëse marrëveshja do të bëhet, refugjatët afrikan do izolohen, si muxhahedinët që solli PD në Manzë
“Kjo nuk është hera e parë, kjo është hera e tretë që Shqipëria përpiqet të bëjë një marrëveshje eks-territoriale. E para është bërë me ata që u morën nga burgu i Gantansmos, për në Shqipëri. E dyta është për muxhahedinët, opozitën e Iranit. Ata ende sot e kësaj dite kanë një enklavë në qarkun e Durrësit. Të dali dikush që ka firmosur enklavën eks-territoriale me Iranianët, sot prezantohen si racist me perëndimin”, tha juristi.
Lini një Përgjigje