
Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se Lulzim Basha pas një serie humbjesh nuk duhej të kthehej fare në politikë. Në një intervistë për “Real Story”, ai theksoi se Basha ka marrë fund politikisht dhe tentativat e tij për t’u atashuar sërish në politikën aktive është e kotë.
“Nuk e kam as për cinizëm as për provokim. Lulzim Basha nuk do duhej të kthehej. Për mu ka marrë fund. Është humbës i provuar”, tha ai.
Ndërkohë, Artur Zheji ndau një mendim tjetër, duke thënë se Basha nuk ka rival në Partinë Demokratike, për sa i takon formimit të tij. Ai thotë se rivalja më e madhe e tij është vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Më gjithë këta njerëz që janë në PD, ndaç ajo faktikja ndaç ajo e logos, asnjëra nuk ka formimin e Bashës. Këtë ta them me bindje, përveç Argita Malltezit. Ajo do ishte rivalja më organike. Ai bëri një largim të Berishës të detyruar me vullnetin e mirë, për të shpëtuar ndoshta edhe Berishën dhe veten dhe ka patur një mpirje, ka patur dhe një pamundësi t’i ngulte thikën disa herë atij babait politik shpirtëror”, tha ai.
Lini një Përgjigje