
Edukatorja e kopshtit “Stinët”, Majlinda Dehima, është shoqëruar në polici pas dhunës ndaj një vajze 3-vjeçare.
Sipas dëshmisë së saj para uniformave blu, mësohet se ajo ka deklaruar se e ka goditur me vizore jo për ta dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë.
Ndërkohë, ajo ka pretenduar se e ka dërguar vajzën për të fjetur gjumë dhe më pas e vogla nuk ka pasur shqetësime. Sipas saj, 3-vjeçarja ka fjetur për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur është zgjuar, i ka shprehur shqetësime se ndjente dhimbje
Ajo ka thënë se më pas është kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën, teksa pretendon se 3-vjeçarja mund të jetë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira. Majlinda Dehima është shprehur gjithashtu se ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.
Rasti i paprecedentë vuri në lëvizje të gjithë instancat, për të kuptuar gjithashtu që kopshti “Stinët” ka operuar i palicensuar.
Dhuna ndaj 3-vjeçares, e la atë me këmbë të thyer, ndërsa ishte nëna e të miturës që vendosi ta denoncojë dhe ta bëjë publike ngjarjen e rëndë.
Lini një Përgjigje