TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2023, 18:15

Marrëveshja për refugjatët, reagojnë shoqatat në Itali: Shkel të drejtat e azilkërkuesve

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja për refugjatët, reagojnë shoqatat në Itali:

Shoqatat italiane që mbrojnë të drejtat e emigrantëve kanë reaguar për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për pritjen e 36 mijë emigrantëve. Organizata botërore e degës italiane, UNHCR ka deklaruar se nuk janë të përfshirë në këtë marrëveshje dhe se kërkojnë informacion nga autoritetet.

Ndërsa qendra "Astalli", një nga më të rëndësishmet e strehimit të emigrantëve në Itali ka reaguar duke thënë se marrëveshja shkel të drejtat e azilkërkuesve.

“Nuk jemi përfshirë në këtë marrëveshje. Kërkojmë informacion nga autoritetet. Marrëveshja duhet të respektojë Konventën e 1951, mbi të drejtën e mbrojtjes së emigrantëve”, shkruan Organizata botërore UNHCR e degës italiane.

marreveshje emigrantet shoqata italiane

Lini një Përgjigje