
Është zbardhur dëshmia në sallën e gjyqit e një prej dëshmitarëve që pranon se Fredi Beleri ka blerë vota në Himarë.
Në listën e dëshmitarëve ishte edhe Gligor Mëkuri, i cili u shpreh në gjykatë se puna e tij është të mbledhë kanoçe dhe as e kishte idenë se emri i tij ishte në listë.
“Unë mbledh kanoçe, nuk e dija që e kisha emrin në listë. Më thanë që nëse votoja për Belerin do më jepnin 100 mijë lekë. Ndërsa për gruan dhe mamanë edhe njëqind të tjera. Lekët do m’i jepte Niko Panajoti që e kam të afërt të nënës. Ne nuk i morëm lekët sepse nuk votuam”, tha Mërkuri.
Gjithashtu, një tjetër dëshmitar Ermal Ajdini, shef komisariati në Himarë ka treguar se si ka bashkëpunuar me të infiltruarin, Arsen Rama, e teksa tha se sipas informacioneve që ai dispononte, në këmbim të votës Beleri iu premtonte qytetarëve jo vetëm para, por edhe leje qëndrimi në Greqi.
Lini një Përgjigje